Një i ri nga qyteti i Korçës po drejtonte një ciklomotor në gjendje të dehur, ku si pasojë ai humbet kontrollin e mjetit dhe merr lëndime në trup. I aksidentuari është dërguar në spital për marrjen e mjekimeve të duhura.
Gjithashtu, ciklomotori që ky shtetas drejtonte nuk kishte targë identifikimi.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe pa targë identifikimi
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ll. B., banues në Korçë, pasi në rrugën “Todi Vogli”, Korçë, duke drejtuar një çiklomotor elektrik, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është rrëzuar në rrugë duke marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas e drejtonte motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


