Korçë/ ndërron jetë në spital 79 vjeçari që u përplas nga makina në qendrë të Korçës. I moshuari për disa orë ishte në gjendje të rëndë, ai u tentua të transportohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por për shkak të gjendjes shumë të rënduar helikopteri erdhi në Korçë dhe u kthye bosh. Si pasojë e plagëve të rënda 79 vjeçari Muhamet Allisha ndërroi jetë. Ndërroi jetë para pak minutash.