Një person është zhdukur pa lënë gjurmë në Korçë.
Policia njoftoi se është vënë në kërkim të 61-vjeçarit me iniciale A. V.
Denoncimin për zhdukjen e tij e bëri kushëriri i tij, i cili ka deklaruar në polici se 61-vjeçari është larguar nga banesa që prej datës 26 janar dhe që prej asaj dite nuk kanë marrë asnjë lajm prej tij.


