Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kori “LIRA”, krenaria korçare

    Histori September 19, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kori “LIRA”, ky emër kaq i vjetër përmban në vetvete thesarin e këngëve të qytetit të Korçës, duke u bërë simboli i këngës qytetare korçare. Ai u formua rreth viteve 1917 -1922 si vazhdimësi e formacioneve instrumentale – korale dhe e grupeve të asaj kohe. Pas vitit 1928, drejtimin e këtij grupi e mori profesori i ri i muzikës, i cili kishte mbaruar studimet e larta në Konservatorin e Bukureshtit, z. Sotir Kozmo. Ai si profesionist punoi për rritjen e cilësisë së grupit por ka edhe meritën sepse ngriti të parin grup koral me vajza në qytetin e Korçës.

    Meritën kryesore në këtë zhvillim e kishte rinia korçare, si edhe ata që shkruan tekstet e këngëve dhe kompozuan muzikën për këtë kor, siç janë : Mihal Grameno, Thoma Nasi, Spiridon Ilo, Koli Rodhe, Mihal Ballkameni dhe shumë të tjerë të cilët kanë mbetur anonimë. Gjatë gjithë këtyre viteve të ekzistencës së tij, grupi ka ekzekutuar më shume se 200 këngë patriotike, lirike dhe satirike të trevës së Korçës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kori “Lira” festoi 102 vjetorin e krijimit të tij, me një koncert jubilar në Korçë. Me një reportor të zgjedhur, nga serenatat deri në këngët e huaja, me një ndërthurje midis grupmoshës të tretë dhe të rinjve, emocionet ishin të forta për pjesëmarrësit. Drejtuesi i Korit “Lira”, Pandi Bello, tregon se janë me qindra këngët e krijuara nga ky grup, ndërkohë që në këtë koncert u luajtën disa prej tyre.

    “Repertori i Korit në këto momente janë mbi 100 këngë që janë aktive por janë me qindra të tjera që nuk realizohen në çdo moment, por merren duke u trajtuar përsëri, ka këngë të reja, stile të reja e nga ana tjetër pasqyrojnë korin dhe lidhen me Korçën, serenata, këngë patriotike, lirike, në stil popullor që vijnë në formë klasike. Koncerti ishte jubilar, lidhet me 102 vjetorin e aktivitetit të korit Lira. Ky program ka dashur të prekë në linja të gjera repertorin e korit, duke menduar që nuk është vetëm i një periudhe të traditës por edhe pjesë të viteve të fundit të cilat janë shtuar në repertor. Të gjitha këto këngë të shtuara në repertor, janë të zgjedhura në stilin e përafërt dhe e pasurojnë më tepër arkitekturën e reperturës së korit”– tregon dirigjenti Bello.

    Kori “Lira” është një nga grupet me të vjetra ballkanike, i cili ka prodhuar me qindra serenata të cilat ende sot këndohen e pëlqehen aq shumë nga artdashësit korçarë dhe vizitorët.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.