Këtë mëngjes Krishtlindje të shumtë ishin besimtarët por edhe personalitetet të cilët zhvilluan vizita në institucionet fetare.
Por krahas shumë të tjerëve përfaqësues të partive politike ka bërë çudi edhe rishfaqja e kandidait Zini Tollozhina në Pogradec i cili garoi për të fituar drejtimin e qytetit. Tollozhina ka shoqëruar në vizitat uruese përfaqësuesit e PD dhe LSI për të uruar Krishtlindjen.
Në fakt është pak e çuditshme rishfaqja e tij, por me shumë gjasa duket se Tollozhina mund të jetë në tentativë për të marrë drejtimin e PD së Pogradecit, pasi kryetari aktual i saj Genti Çela ndodhet në USA, pasi i ra llotaria.
Se çfarë do të ndodhë mbetet për tu parë, por ajo që dihet është se Tollozhina i jovetëm humbi në Pogradec por i shkaktoi PD humbjen më të madhe në historin e pluralizmit në këtë qytet.


