Ky është kryekomisari Stiljan Pasho, i cili është bashkëpuntor në transportimin e drogës nga Korça drejt Follorinës.
Agjencia e Mbrojtjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e sotme kryekomisarin Pasho, me detyrë Shef i lartë në Sektorin e Kufirit në Drejtorinë e Policisë Korçë.
Stiljan Pasho mendohet se ka favorizuar dy të rinj shqiptar të cilët transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.
Mendohet se kjo nuk ishte hera e parë që Stiljan Pasho i favorizonte këta të rinj pasi dyshohet se e ka kryer këtë punë edhe herë të tjera.
Dyshohet gjithashtu se Pasho ka bërë të mundur kalimin e drogës edhe 4 herë të tjera brenda një periudhe kohore 1 mujore.