LAJM I FUNDIT: Arrestohet Ilir Meta, Ish-Presidenti i Shqipërisë
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar. Ky zhvillim vjen në vazhdën e hetimeve të SPAK ndaj Metës lidhur me financimet e partisë dhe çështje të tjera të dyshimta që lidhen me aktivitetin e tij politik.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë të detajuar, por arrestimi i Metës ka shkaktuar reagime të forta në politikën shqiptare.
Më shumë detaje priten në vijim, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe opinioni publik pret të kuptojë arsyet konkrete të kësaj ngjarjeje të papritur.
Vijon…


