Policia e Sarandës ka arrestuar kandidatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi. Ai është kapur me një sasi kokaine. Fillimisht ai ka tentuar të largohet me vrap, por blutë mundën ta neutralizojnë.
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi është kapur me kokainë.
Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet me vrap, por blutë mundën ta neutralizojnë.
Burimet bëjnë me dije se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë, por nuk i është gjetur asgjë e jashtëligjshme.
Arrestimi i Ergys Isufit vjen në një kohë kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa ai është kandidat i listës së hapur të koalicionit të Adratik Lapajt.
Policia ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për arrestimin e tij, ndërsa burimet thonë se ende nuk është marrë në pyetje nga blutë.