Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm. Sipas një njoftimi nga administrata e spitalit në Athinë, Kryepiskopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv dhe aktualisht ndodhet i intubuar.
Kryepiskopi Anastas, një figurë e respektuar në Shqipëri dhe mbarë botën ortodokse, ka pasur disa shqetësime shëndetësore kohët e fundit, të cilat kanë kërkuar trajtim mjekësor të specializuar.
Mbetet për t’u parë zhvillimi i gjendjes së tij, ndërsa komuniteti ortodoks dhe qytetarët e Shqipërisë vazhdojnë të luten për shëndetin dhe rikuperimin e tij.
Përditësime të mëtejshme do të pasojnë.
NJOFTIM MJEKËSOR
Athinë, 10.01.2025
Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.
Nga administrata e spitalit