Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Lajm i madh nga Rama; “Rafa Nadal vjen në Shqipëri”

    Aktualitet June 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rama takohet me legjendën e tenisit Rafael Nadal dhe jep lajmin: Hapet në Shqipëri Qendra Sportive, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në Shqipëri do të hapet Qendra Sportive ‘Rafa Nadal’.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimi me legjendën e tenisit, ndërsa thekson se Qendra Sportive do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t.

    Kompleksi multi-sportiv do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafa Nadal by Movistar.

    Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.

    Vetë Rafa Nadal ishte shumë i kënaqur me lajmin: “Jemi shumë të lumtur të njoftojmë ndërtimin dhe hapjen e një qendre në Shqipëri. Projekti është i jashtëzakonshëm dhe ne na pëlqeu vizioni i vendit për promovimin e sportit dhe vlerave të tij. Jam i sigurt se do të ketë sukses”.

    Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Ëellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.

    Ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se kompleksi i ri do të vendoset pranë qendrës së re të futbollit të Manchester City dhe tha disa fjalë të mira për Rafën.

    “Ka shumë kampionë dhe profesionistë të mëdhenj në botën e sportit, por nuk ka shumë kampionë të jetës dhe të vlerave njerëzore si Rafa. Nga larg, gjithmonë kam pasur përshtypjen se Rafa ishte një njeri i madh, por tani kam edhe më shumë admirim për modestinë e tij dhe mënyrën se si ai i qaset jetës. Mendoj se vlera e kësaj qendre do të qëndrojë jo vetëm në të mësuarit e tenisit apo sporteve të tjera, por edhe në të ndihmuarit e fëmijëve dhe të rinjve për të kuptuar se sa e rëndësishme është të jesh një profesionist dhe një person i mirë”.

    Deri më tani, zgjerimi ndërkombëtar është mundësuar nga Akademitë dhe komplekset e quajtura Qendrat e Tenisit Rafa Nadal. Qendrat Sportive Rafa Nadal kanë lindur si një linjë e re qendrash sportive të frymëzuara nga Akademia Rafa Nadal (Mallorca) që vendosen pranë kompleksesh pushimi të klasit të parë, duke ofruar vlerë të shtuar për vizitorët, ose në qytetet ndërkombëtare, që synojnë të kënaqin dhe kërkesat e banorëve.

    Me ambiente sportive moderne dhe me një gamë të gjerë programesh sportive, komplekset e Qendrës Sportive Rafa Nadal do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme për adhuruesit e tenisit dhe sportit në përgjithësi. Fëmijët dhe të rriturit do të mund të përfitojnë nga shkollat e tenisit dhe padelit, si dhe nga shërbimet e fitnesit, mirëqenies, shëndetit dhe restorantit, që synojnë krijimin e një mjedisi sportiv, të shëndetshëm dhe mikpritës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Klajdi Demko, njihuni me djalin korçar – drejtor i kovergjencës dhe kohezionit

    April 17, 2025

    Të rezervojmë hotelin ne Pogradec – nga Agim Xhafka

    May 17, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.