Së shpejti banorët e bashkisë së Pustecit do të kenë një qendër të shëndetsore, investim ky i projektit ndërkombëtar të biosferës së Prespës.
Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski tha se qendra e re do të jetë funksionale madje do të ketë 7 dhoma shtrimi pasi personeli mjekësor është i plotë.
Ajo çfarë e shqetëson banorët është mungesa e shërbimit në orët e mbasdites, pasi mungojnë dy infermiere shtesë.
Bashkia e Pustecit ka 5100 banorë dhe 9 fshatra, të cilët kanë infermierë ndërkohë që dy mjekët lëvizin në bazë të një grafiku të ndërtuar nga qendra shëndetësore


