Ministrja e arsimit dhe shkencave Ogerta Manasterliu nga Korça gjatë një takimi që ka pasur me senatin e universitetit është ndaluar tek profilizimi i universiteteve.
Për këtë ka marrë si shembull universitetin e Korçës dhe atë politeknik të Tiranës, universitete të cilat do të kenë programe studimi të përbashkëta me një diplomë me dy logo të universiteteve.
Nga ana tjetër ministrja e arsimit është ndaluar edhe tek ndërkombëtarizimi i programeve të studimit.
Nga Korça ministrja Manasterliu i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për programet prioritete dhe mos pagesën prej 40 mijë lekësh për gjithë maturantët që zgjodhën të studiojnë në këto programe.
Në universitetin e Korçës ka më shumë se 56 programe studimi në 4 fakultete ku studiojnë me shume se 3200 studentë