Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Le të kthehemi në qytetin e vjetër aristokrat…

    Histori April 23, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Historiani i njohur korçar Ilia Balluri, na kthen shumë pas në kohë, në dëshmitë e shumta të Korçës aristokrate! Gratë qytetare, të qytetit të Korçës përpara 130 – 140 vjetësh.

    Shkas për këto rreshta që po shkruaj në vazhdim, është fotoja e sjellë te një statusi im më poshtë, rreth një poeteje ruse që rininë e vet, e kaloi në fund të shekullit të 19-të pra rreth, 130 – 140 vjet më parë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Dua të them me bindje se edhe vajzat qytetare të Korçës, të asaj periudhe kanë qënë jo më pak të qytetëruara, të hapura, të hijshme, të ngritura, e fine; njohëse të mënyrave evropiane, të veshjeve, sjelljeve dhe njëkohësisht edhe nëna shëmbëllore.

    Fotoja që po sjell këtu, është e gjyshes sime Olimbiadha Ballauri, nëna e babait tim Vasilit, dalë në Korçë më 1904, nënë kjo në këtë kohë, e tre fëmijve kundrejt edhe tre të tjerëve që do të lindte pas këtij viti. Olimbiadha, me origjinë në shekuj vetëm prej qytetit të Korçës, kish mbaruar Liceun grek, nuk ndante librin prej dore, rriti e edukoi gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve më shkollë të lartë që në ato kohëra të largëta.

    Ajo vlerësohej, për forcën e saj si zonjë e nderuar dhe e zgjuar shtëpie, për sjellje të përkryera siç dhe theshin ata që e njihnin, e njohur si grua aktive në rrethet e kishës, etj, me një dashuri të veçantë për qytetin e saj, Korçën.

    Dhe si Olimbiadha, në qytetin tonë kish edhe plot gra të tjera të njohura, fotot e të cilave gjenden akoma në shtëpitë qytetare të vjetra të Korçës, shumë prej të cilave kam patur rastin t’i shikoj edhe unë.

    Fotoja tjetër, është e Katerina Maos, po ashtu e vitit 1904, me atë veshje fine të tipit thuajse barok, me jakë të fustanit të gjërë, të bardhë prej dantelle që kushedi, prej nga e kishin sjellë. Maot, ishin fis i njohur dikur në qytetin tonë, ishin kushërinjtë tanë, tregtarë, të pasur, me origjinë prej Voskopoje dhe me aktivitet në Vienë, Bukuresht e gjetkë.

    Vajzat qytetare të Korçës, përpara 130 – 140 vjetësh, kanë qënë stolia e qytetit tonë, i jepnin këtij qyteti një tjetër shije, një tjetër ëmbëlsi, një ndriçim e pastërti, një tjetër nivel dhe ato, frymën e tyre delikate e nazike të asaj kohe, ua transmetuan brezave të Korçës, deri në ditët tona.

    Si mund të mos këndoje për to, për bukurinë e tyre, syçkat,.. buzkat, etj, siç thonë edhe këngët e serenatave që shumica e tyre, janë krijime të kësaj periudhe? Si mund t’i fshihje dhimbjet që shkaktonte shikimi, forca, dinjiteti i tyre femëror që shprehen aq bukur, në kantadat e qytetit tonë?

    Korça, në është Korça që është sot, kjo ka ndodhur kështu sepse, në këtë qytet komuniteti i tij së pari, i ka dhënë një dinjitet të veçantë femrës, gruas, vajzës, nuses dhe mbi të gjitha, nënës…

    Pra, për mendimin tim, Korça është Korçë, në radhë të parë falë vendit të nderuar që ka pasur këtu femra, në këtë qytet.

    Ilia V. Ballauri

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kulturë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

    December 30, 2025

    Bashkia e Korçës do të ngrejë fermë model për kultivimin dhe ambalazhimin e mollëve

    December 30, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Maliq/ Sekuestrohen mijëra kapsolla piroteknike, procedohet penalisht pronarja e një marketi

    December 31, 2025

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.