Aktualisht, fluksi i lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve në pikat kufitare të Kapshticës, Qafë-Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqitet normal.
Në PKK Kapshticë po punohet me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndërsa në Qafë-Thanë janë në funksion dy sportele në hyrje dhe tre në dalje, pa krijuar radhë.
Në PKK Tushemisht dhe PKK Goricë po punohet me nga një sportel në hyrje dhe një në dalje, dhe në të dyja këto pika nuk është raportuar asnjë fluks.
Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha drejtimet.


