Një 14 vjeçare është bërë nënë ditën e djeshme në Korçë. Për shkak të moshës së saj të mitur, policia ka arrestuar menjëherë partnerin e saj 21 vjeçar.
E mitura ka dhënë një intervistë ekskluzive për korrespondentin e Euronews Albania Xhensil Shkëmbi ku shprehet se ka një vit e martuar, ndërsa më herët kishte jetuar në Elbasan.
E mitura gjatë intervistës ka kërkuar ndërsa qante lirimin e bashkëshortit të saj duke u shprehur se e do.
Gazetari: A do më thuash pak sa vjeçe je?
Vajza minorene: Unë 14 vjeç.
Gazetari: Kur u martove?
Vajza minorene: Po bëj një vit.
Gazetari: Ke një vit këtu në Korçë?
Vajza minorene: Po
Gazetari: Po ju ku jetonit më parë?
Vajza minorene: Në Milot, me babin në Elbasan.
Gazetari: Bashkëshortin tënd kur e arrestuan?
Vajza minorene: Që dje
Gazetari: Po pse?
Vajza minorene: Ngaqë kam lindur e vogël
Gazetari: Ti çfarë kërkon? Të shikoj të lotuar..
Vajza minorene: Dua që të më lirojnë burrin (qan).
Gazetari: Do që të të lirojnë burrin?
Vajza minorene: Po
Gazetari: Po përse?
Vajza minorene: E dua..