Rektori i ri i universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë Lorenc Ekonomi pasi ka falenderuar kolegët, studentët për besimin ka bërë të njëjtën gjë edhe për dy kolegët e tjerë që ishin pjesë e garës për rektor të uiversitetin “Fan Noli”.
Ekonomi në fjalën e tij është ndalur tek kombëtarizimi dhe ndërkombëtarizimi i këtij institucioni të arsimit të lartë.
Më pas ai ka siguruar se do të ketë një reformë përsa i përket programeve të studimit të këtij universiteti, programe që do jenë më afër tregut të punës.
Lorenc Ekonomi është zgjedhur rektor i këtij universiteti me 75 vota ndërkohë që kandidati tjetër Robert Damo u rendit i dyti dhe e treta Irena Nikaj.