Dy personazhet më të njohur të BBV, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, duket se kanë gjetur qytetin e duhur për të kaluar “muajin e mjaltit”.
Në një instastory, ata bëjnë me dije se ndodhen në qytetin e Korçës dhe po shijojnë muajin e mjaltit.
Kujtojmë se Korça është qyteti i përzgjedhur për të luajtur disa nga skenat e filmit ku personazhet kryesorë janë Luizi dhe aktorja Olta Gixhari.
Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti.