Në foton e publikuar nga nënkryetari i bashkisë së Korçës Kletjon Kita, duken bashkë duke darkuar dy VIP-at më në zë të momentit në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Sipas informacioneve bëhet me dije se filmi i ri që po prodhohet, ku si çift kryesor do të jenë pikërisht Luizi me Oltën, do të ketë në fokus qytetin e Korçës, aty ku do jenë shumicat e skenave filmike.
Një mundësi ideale për promovimin e qytetit.