Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident tragjik me makinë në Greqi.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në në rrugën Ioniane në zonën Agrinio, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmysur në greminë.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë gruaja e identifikuar Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte shofer, Vasil Prifka.
Në vendin e aksidentit sot rreth orës 11:30 shkruan menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca. Familja shqiptare prej vitesh jetonte në Athinë, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.