Një adoleshent nga fshati Libonik i Maliqit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të qëndruar. I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip “BMW” dhe pasi u ndoq nga policia ai nuk ka pranuar t’i tregojë forcave policore lejen e drejtimit dhe dokumentacionet e tjera
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të mosbindjes së urdhrit të policisë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. V., 20 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në qytet Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit, për të paraqitur dokumentacionin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.