Dhuna në familje është fenomen shumë i njohur. Sot një tjetër rast është denoncuar në Komisariatin e Policisë Maliq për dhunën në familje, ku burri rreh bashkëshorten e tij. Ndaj gruas u mora masa e urdhërit të mbrojtjes dhe burri i saj po ndiqet penalisht.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


