Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 35-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një magazinë pranë banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Nga këqyrja fillestare nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Të afërmit e tij kanë deklaruar se 35-vjeçari nuk ka pasur konflikte apo probleme të njohura, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet që mund ta kenë çuar drejt këtij akti tragjik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


