Në fshatin Orman të Maliqit, mungesa e koshave nëpër rrugët kryesore të fshatit po shkakton një ndotje mjaft të lartë mjedisore. Si pasojë e mungesës së kazanëve banorët kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, ata i hedhin plehrat në lumin Devoll.
Sot për sot në këtë zonë mbetjet kanë marrë përmasa të frikshme dhe kërkohet një ndërhyrje sa më emergjente.
Mbetjet i gjen kudo, plastike, konfeksione, deri tek ato organike duke përhapur një erë të rëndë, ndërsa nuk mungojnë as rastet kur persona të caktuar iu vendosin edhe zjarrin.
Veç ndotjes së ambjentit kjo situatë po i shkakton ndotje edhe lumit. Një banor ngre shqetësimin se ato nuk pastrohen për kohë të gjatë prandaj edhe situtata arrin në emergjencë në të shumtën e rasteve.
Ajo se cfarë banorët kërkojnë është një reagim të shpejtë nga Bashkia Maliq e cila të bëjë të mundur pastrimin e zonës dhe vendosjen e kazanëve.
Kjo që kërkohet nga banorët e Ormanit është shërbimi më bazik që bashkia duhet të ofrojë dhe sigurisht përveçse mbrojtjes së shëndetit mbron edhe lumin Devoll, i cili i transporton këto mbetje në zona të tjera të Shqipërisë me rrjedhën e tij.


