Qendra komunitare në Maliq frekuentohet nga fëmijë nga shumë fshatra të bashkisë. Ka qenë e vështirë për prindërit e tyre që fëmijët të ishin prezentë në çdo ditë gjatë mësimit, ndaj bashkia ka ndërmarrë masa duke u siguruar mjet transporti falas.
“Transport vajtje-ardhje falas për rreth 20 fëmijë me aftësi ndryshe nga qendrat e banuara te Qendra Komunitare Maliq. Një shërbim i ri i bashkisë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Shqipëri“- ka shkruar kryetari i bashkisë, Gëzim Topçiu.
Një shërbim që do të lehtësojë shpenzimet e familjarëve të tyre.