Një i ri nga fshati Vashtëmi ka goditur me grusht një shtetas nga Korçë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë një shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. R., 23 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 46-vjeçar, në qytetin e Korçës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


