Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka njoftuar masat që do të merren për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, e cila do të organizohet më datë 26 korrik 2025, në qytetin e Pogradecit.
Ky aktivitet sportiv, i organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të nisë në orën 19:00 dhe përfshin dy kategori garimi:
Half Maratonë (21 km), me nisje nga fshati Lin dhe përfundim në qendër të qytetit të Pogradecit, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit;
Mini Maratonë (10 km), me nisje nga qendra e qytetit drejt aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht dhe kthim në pikën e nisjes, përgjatë shëtitores dhe unazës së qytetit.
Masat e Policisë përfshijnë:
Ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;
Garantimin e sigurisë së garuesve dhe qytetarëve;
Menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.
Bllokime të përkohshme të qarkullimit do të ketë në:
Aksin “Lin – Pogradec”, ku do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;
Aksin “Tushemisht – Pogradec”, ku do të bllokohen të dy korsitë;
Segmente të ndryshme brenda qytetit të Pogradecit, përfshirë unazën dhe shëtitoren buzë liqenit.
Bllokimi do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme, duke falënderuar për bashkëpunimin në funksion të një aktiviteti të sigurt dhe të suksesshëm.


