Ashtu siç është kthyer në traditën e çdo Mature Shtetërore, është publikuar online teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Testi i letërsisë u bë publik 15 minuta pasi filloi provimi, një “rekord” i ri ky kur një tezë bëhet publike vetëm pak minuta pasi ka nisur provimi.
Qëndresa Qytetare ka reaguar duke thënë se nxjerrja e tezës është cënim i rëndë i integritetit të procesit të MSH pasi penalizon maturantët më të mirë dhe dëmton meritën.
Duke e konsideruar Maturën Shtetërore, jo meritë preferencë, por plagjiaturë pa konkurrencë thirrje i behet ministres së Arsimit Kushi dhe administratës të mbajnë përgjegjësi për 30 mijë maturantët dhe sakrificën e familjeve të tyre.
Nxjerrja e tezës sipas Qëndresës Qyetare kompromenton edhe 1995 administratorët e provimeve te Maturës. Apel i bëhet Prokurorisë të nisë hetimet.


