Agroturizëm “Max Mavrud” në Leskovik një destinacion ku mund të shijoni verën e mirë të kantinës dhe natyrën e bukur të malësisë së jugut të Shqipërisë !
Një sipërmarrje private e nisur në vitin 2010 dhe e ndihmuar nga qeveria përmes programeve të AZHBR, kjo kantinë prodhon një ndër verërat e mira shqiptare, me 16 hektarë vreshta mbjellë në një terren malor, të harmonizuar nga një kombinim varietetesh të rrushit Mavrud, Merlot, Pinot Noir, Debine e Bardhë, Debine e Zezë dhe Perla.