Max Mavrud është absolutisht një nga verat në të mira në Shqipëri – kjo për shumë faktorë.
Cilësia e një nga verave më të kërkuara nga restorantet shqiptare është çelësi i promovimit të brandit ndërkombëtar tanimë, e reklamuar pothuajse në gjithë revistat botërore të njohura për përzgjedhjen e verave me të mira në botë.
Investimi i Maksit, Eraldit dhe gjithë familjes Fejzullah është përkthyer në duartrokitje nga degustuesit shqiptarë, një krenari e zonës së juglindjes.
Kushtet atmosferike të favorshme të Leskovikut, zonës së njohur për prodhimin e verës dhe rakisë patjetër që janë një tjetër faktor i rëndësishëm, për të theksuar faktin edhe të rinovimit të teknologjisë së përpunimit të rrushit vitet e fundit nga kjo kompani.