Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga, ngjarje e ndodhur 10 Gusht në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.
Burime pranë prokurorisë së Korçës bëjnë me dije se Denis Mece do të jetë nën akuzën e vrasjes me dashje ndërsa Leonidha Guce, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.
Punonjës të prokurorisë së Korçës pritet të komunikojne akuzën zyrtarisht rreth orës 14:00 në IEVP Drenovë të katër të akuzuarve ndërsa të njëjtat burime shtojnë se ende vijojnë hetime për shpërdorim detyre ndaj punonjësve të policisë dhe çështja është ndarë.


