Një 34 vjeçar nga Bilishti arrestohet në flagrancë nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Belorta, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.