Babai i të miturës është shprehur gjithashtu i mërzitur nga arrestimi i dhëndrit të tij.
“Janë bërë martesa, është bërë me kamala. Ne jemi rom, kështu e kemi. Pse ma morët dhëndrin? Ne u martuam me dashuri me harmoni. E keni marrë kot se koti. Lirojeni një orë e më parë!
Kjo është vajza ime. E mori me dashuri me harmoni, pse na ndërhyni ne gabelëve? Nuk e mori me zor, e mori me dëshirë. Mos hyjë shteti në punët tona. Lirojeni sa më parë. Të më dëgjojnë! Dua të më lirohet dhëndri, të gëzojë fëmijën”,- tha ai.
E mitura gjithashtu ka dhënë një intervistë për korrespondentin Shkëmbi ku shprehet se ka një vit e martuar, ndërsa më herët kishte jetuar në Elbasan. E mitura gjatë intervistës ka kërkuar lirimin e burrit të saj ndërsa qante për arrestimin e tij duke u shprehur se e do.
“Jam 14 vjeç. Kam një vit që jam martuar. Më para jetoja në Elbasan. Bashkëshortin e arrestuan dje, se kam lindur e vogël. Dua ta lirojnë. E dua”,-tha e mitura ndërsa qan.


