Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mëllugja e dëmtoi, braziliani Juri: Nuk i mbaj mëri! Skënderbeu luan deri në fund për të vulosur katërshen

    Sport May 2, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu ka rifilluar pa humbur kohë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat në transfertë kundër Partizanit.

    Pas fitores me Erzenin në Korçë, bardhekuqtë mbajnë të hapur shpresat për një vend në katër ekipet e para që i hap rrugën kështu ekipit korçar për të qenë pjesë e “Final 4” për këtë sezon.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në kushte të tilla mesfushori brazilian Juri Merlim e quan një sukses fitoren e ndeshjes me Erzenin, që për korçarët ka qenë i rëndësishëm për të mbyllur llogaritë me mbijetesën dhe mbi të gjitha për të qenë në lojë për tri ndeshjet e mbetura. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, braziliani flet për vështirësinë e këtij takimi dhe rëndësinë që ka sa i përket këtij fundsezoni.

    “Kundër Erzenit ka qenë një ndeshje e vështirë dhe delikate të cilën e kishim vlerësuar në maksimum nga ana jonë. Vinim pas një fitoreje dhe e rëndësishme ishte që të vijonim me rezultatet pozitive. Kjo është pak a shumë ajo që kërkonim në këtë takim. Vështirësia ishte në rritje, sepse edhe vetë Erzeni kishte ambiciet e veta.

    Prandaj duhej një ndeshje perfekte dhe mbi të gjitha një zgjidhje e shpejtë. Jemi me fat që arritëm të zhbllokonim ndeshjen që në fillim, pasi sa më shumë minuta të kalonin aq më e vështirë do të bëhej për ne. Jemi të kënaqur që kemi arritur një sukses tjetër dhe tashmë do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, theksoi fillimisht Juri.

    DËMTIMI – I ndalur më pas te dëmtimi i pësuar në atë ndërhyrje të ashpër të Mëllugjës, Juri nuk kërkon ta bëjë dramë apo të mbajë mëri për atë që ndodhi në fushë.

    “Ishte një moment loje dhe gjithkujt mund t’i ndodhë. Nuk mund të akuzoj se Mëllugja ka bërë me dashje atë ndërhyrje, por ishte shumë e ashpër dhe e fortë. Jam duke bërë terapi dhe kontrollet tani dhe shpresoj që të mos kem asgjë serioze me qëllim që të rikthehem shumë shpejt me grupin. Kam zhvilluar kontrollet dhe pres rezultatet e tyre. Dhimbje ndiej, por të shpresojmë që të kalojë shpejt. Nuk dua t’i mëshoj më shumë atij momenti. E përsëris ndërhyrja ishte e ashpër, por nuk dyshoj që të ketë pasur dashakeqësi në atë veprim të kolegut”, vijoi Juri.

    “FINAL 4” – “Final 4” për korçarët është një ambicie e qartë dhe për Juri Merlim po ashtu. Brazilianin e josh fakti për të qenë mes katër ekipeve më të mira dhe kur diferenca është vetëm ndeshje direkte gjithçka mbetet e hapur.

    “Jemi në kushtet kur vetëm përballjet direkte na mbajnë jashtë këtij pozicioni. Prandaj kjo do të thotë se është mëkat të mos e tentojmë deri në fund. Mbeten edhe tri ndeshje dhe janë nëntë pikë në lojë. Lë të mundohemi të marrim sa më shumë të jetë e mundur. Gjithçka është e hapur. Do të bëjmë maksimumin që në ndeshjen e radhës dhe jam i bindur se kemi për të bërë një ndeshje shumë të mirë”, përfundoi mesfushori i Skënderbeut prononcimin e tij.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Thomas Strakosha dëmtohet në dorë dhe rrezikon Ligën e Kombeve

    September 10, 2026

    Champions League: Liverpool, Arsenali dhe PSG arrijnë fitore

    September 10, 2026

    Skënderbeu pret Tiranën në Korçë, zbardhet orari i ndeshjes

    September 7, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Konsumoi helm minsh në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026

    Kanabis në Kolonjë: Pranga çiftit pas hetimit disa javor

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.