Boshanj, Ersekë/ Merr flakë një ashef në fshatin Boshanj të Ersekës, në pronësi të kryefamiljarit me inicialet D.H.
Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është i qartë po dyshohet të ketë ardhur nga oxhaku apo një shkëndijë elektrike, pasi fillimisht është prekur çatia. Dy personat të cilët banonin aty kanë dalë menjëherë duke lajmëruar dhe shërbimin zjarrfikës, të cilët momentalisht po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Dëmet janë të konsiderueshme ndërkohë që është shpëtuar shtëpia dhe shtëpitë përreth, pasi zjarri i rrezikonte.



