4 të drejta studimi në akademitë më të mira të mbrojtjes në Britaninë e Madhe dhe Itali. 2 kuota të hapura për aplikime në Britani: një në Akademinë Mbretërore në Sandhurst dhe një në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Forcës Ajrore.
Gjithashtu, 2 kuota në Itali: një në Akademinë Ushtarake të Modenës dhe një në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore.
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 18 mars 2024. Kriteret dhe afatet e aplikimit i gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.


