Disa turistë kanë mbetur të bllokuar në një humnerë, nga ku rrëshkitën dhe nuk mundeshin të dilnin.
Pas marrjes së njoftimit Ministria e Mbrojtjes ka dërguar Helikopterin Cougar i cili u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.
Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës.