Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitë në Korçë: Shkolla “Raqi Qirinxhi”, simbol i traditës dhe inovacionit arsimor

    Aktualitet November 18, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, zhvilloi një vizitë zyrtare në shkollën “Raqi Qirinxhi” në Korçë, një nga institucionet më të hershme dhe më prestigjioze arsimore të qytetit, që mban gjallë traditën e liceut francez dhe njëherazi shndërrohet në një hapësirë bashkëkohore të dijes dhe inovacionit.

    Gjatë vizitës, ministrja u njoh nga afër me programin rigoroz arsimor që kjo shkollë ofron, në të cilin ndërthuret cilësia në mësimdhënie me seksionin dygjuhësh në gjuhën frënge. Shkolla, falë përkushtimit, pasionit dhe përvojës së trupës pedagogjike, ofron jo vetëm formim akademik cilësor, por edhe mundësi të ndryshme zhvillimi për talentet e nxënësve në art, sport, zeje, teknologji dhe inovacion.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Raqi Qirinxhi” vlerësohet si një model i integrimit të programit mësimor me aktivitetet jashtëshkollore, duke nxitur kreativitetin dhe zhvillimin e aftësive të shumëfishta. Atmosfera arsimore harmonizohet me dimensionin estetik dhe kulturor të Korçës, duke reflektuar origjinalitetin dhe shpirtin e ndryshimit.

    Ministrja Kumbaro vlerësoi rihapjen e Liceut Franko-Shqiptar si një pikë të re reference për arsimin në Korçë, që do të zgjerojë ofertën arsimore dhe do të forcojë më tej lidhjet kulturore e gjuhësore me Francën.

    “Korça ka një traditë të jashtëzakonshme në arsim dhe ‘Raqi Qirinxhi’ është shembull i gjallë i kësaj trashëgimie, duke treguar se si historia mund të bashkëjetojë natyrshëm me inovacionin”, u shpreh ministrja gjatë vizitës.

    Vizita u shoqërua nga drejtues lokalë të arsimit, pedagogë dhe nxënës të cilët prezantuan një sërë projektesh edukative dhe krijuese, duke dëshmuar se shkolla vazhdon të jetë një nga shtyllat më të forta të zhvillimit të arsimit në juglindje të vendit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.