Për 25 vite rresht, çdo ditë Mitropolia e Korçës dhuron ushqim për afro 100 familje të varfëra të këtij qyteti.
Për At Vangjeli Sotirin kjo është të qënit besimtar në Zotin, të ndihmosh ata që kanë nevojë.
“Kjo mensë ka 25 vite që funksionon, ka qenë prioritet kjo mensë sepse është shërbese për njerëzit që kanë nevojë dhe ajo çfarë ne u ofrojme këtyre personave, ka të bëjë me besimin tonë. Atë që Zoti tha” Isha i urritur dhe më dhatë të haja” Ai e identifikoi veten me këta njerëz dhe kjo është pjesë e shërbesës sonë. Nuk është sakrificë, është dicja që e ofrojmë me dashuri e dinjitet “- shprehet At Vangjel Sotiri.
Të qënit bamirës është pjesë e besimit të krishterë dhe fondet për ushqimin nuk jepen vetëm nga Mitropoliti por dhe besimtarët ortodoksë.
“Është diçka që ne të krishterët e kemi tonën. Ne te krishterët. Kjo mense është mbajtur me fondet e Mitropolise dhe fondet e besimtarëve. Përpiqemi të jemi ndihmë ndaj këtyre njerëzve. Marrin çdo ditë 100 racione për këta njerëz qe nuk janë thjesht të varfër, por shumë të varfër “
Përpos ushqimit, njerëzit në nevojë marrin dhe përkujdesje shëndetësore nga ana e Mitropolitit kur atyre u nevojitet


