Mjegulla ka “pushtuar” juglindjen prej disa ditësh. Edhe këtë mëngjes Korça është zgjuar nën pushtetin e mjegullës, kryesisht në rrugën nacionale Korçë-Pogradec dhe nëpër rrethina.
Mjegulla tepër e dendur ka krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve, ndërkohë që policia rrugore apelon për kujdes të shtuar ndaj shoferëve.