Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mjeku pensionist hero/ 73-vjeçari nga Korça në këmbë për të ndihmuar njerëzit

    Aktualitet January 27, 2025
    Screenshot
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    73-vjecari nga Korça, Ylli Qirinxhi me profesion mjek ka vendosur që t’i shërbejë banorëve të 17 fshatrave në zonën e Lekasit edhe pse ka dalë në pension. Për më tepër ndjekim materialin e përgatitur nga gazetari Xhensil Shkëmbi.

    “Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe” – është një nga fjalitë e betimit të Hipokratit, fjali e cila mishërohet tek doktor Ylli Qirinxhi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mjeku 73 vjeçar ka vendosur që edhe në këtë moshë të thyer, të shërbejë në zonën e thellë të Lekasit në Korçë, ku i duhet me orë të tëra të ecë për të shkuar tek banorët e 17 fshatrave të kësaj krahine.

    “Pasioni për profesionin dhe mundësia e anës fizike dhe mendore për të dhënë akoma shërbim në komunitet bëri që unë të vazhdoj të jem në punë. Një arsye tjetër e rëndësishme, duke parë mundësinë që duhet të japësh komunitetit shërbimin qoftë e në moshë pensioni, edhe kjo është një gjë e vlerësuar“- tha mjeku.

    Të ecësh për afro 3 orë, në dëborë, në shi, e në çdo kohë e bën të vështirë punën për doktor Ylli.

    “Puna ka vështirësitë e veta normalisht sepse është larg, është vend malor, zona me malore e qarkut të Korçës, ka një shtrirje gjeografike shumë të madhe me 15 fshatra, ka vështirësinw e komunikimit edhe të vajtjes në raste që paraqiten, por unë jam munduar të jap maksimumin tim për të arritur objektivin e mjekut, për të dhënë shërbimin mjekësor për atë që është i sëmurë”– shtoi Ylli.

    Vlerësimi më i madh për doktor Yllin është kur banorët të hapin derën me respekt

    “Njerëzit kur marrin shërbimin dhe ndihen mirë të vlerësojnë maksimalisht. Të hapin derën e zemrën sepse vërtet njerëzit të vlerësojnë për punën që bën”-tha Qirinxhi.

    Deri sa të ketë fuqi, Ylli do të vazhdojë me hapat e tij drejt familjeve që kanë probleme shëndetësore në këtë zonë.

    “Sa më bëjë këmba e dora do u shërbej këtyre njerëzve. Sa te jem mirë nga ana mendore, përsëri do jem pjesë e këtij shërbimi në komunitet.4:00 kënaqësia që ke për dhënien e shërbimit e eleminon vështirësine, mendoj këto janë disa nga arsyet të jemi të fortë e shumë afër njerëzve për të dhënë atë mundësi që kemi”- shtoi mjeku.

    Ky është shembulli i mjekut pensionist hero, i cili ka vendosur të jetë afër njerëzve, me mundësitë që ai ka, për të plotësuar atë çka ai është betuar qysh në rini të tij, se do të jetë afër njerëzve deri në fuqitë e tij të fundit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025

    Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

    May 21, 2025

    Dasmë shqiptare para kishës ortodokse në Porodinë: Kujtime nga vitet e Luftës së Dytë Botërore

    May 21, 2025

    Turistët e huaj zbulojnë bukuritë natyrore dhe mikpritjen e fshatrave të Pustecit

    May 21, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

    May 21, 2025

    Turistët e huaj zbulojnë bukuritë natyrore dhe mikpritjen e fshatrave të Pustecit

    May 21, 2025
    Më të klikuarat

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025

    Futbolli korçar jep asist në politikë: Osmani dhe Gjançi kontribuojnë në fitoren e Spahos në Korçë

    May 19, 2025

    Korçë – Ndërhyrje në kohë shpëton një 40-vjeçar pas tentativës për vetëvrasje

    May 21, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.