Familja prej katër anëtarësh e Ilir Paravanit në Korçë jeton në mjerim të plotë. Një barake me dru, shërben si banesë, por që nuk ofron asnjë kushte jetese. Kryefamiljari, pretendon se është larguar nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa prej dy vjetësh troket në dyert e institucioneve për ndihmë, por askush nuk ia ofron.
Këto pamje tregojnë as më shumë e as më pak, por strehën ku frymojnë katër anëtarë të familjes Paravani në lagjen Nr.10 në qytetin e Korçës.
Barakja, e mbuluar me dërrasa, gjatë dimrit shndërrohet në makth për katër pjesëtarët e kësaj familje, ku mjerimi u shtua dhe më shumë, pasi kryefamiljari Ilir Paravani u hoq nga puna dy vjet më parë.
Sipas tij, largimi nga puna, nga një kompani pastrimi ka qenë i padrejtë, ndërsa prej dy vjetësh endet dyerve të institucioneve për të kërkuar ndihmë, por mundimi ka qenë i kot, askush nuk i është përgjigjur.


