Mokra n’Fest edicioni V
festa më e madhe që bën bashkë mokrarët duke nxjerrë në pah traditat, kulturën, historinë dhe natyrën e kësaj perle shqiptare. Në 23-24 Gusht në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi, zonën me monumente natyre dhe kulture ku potenciali turistik premton një të ardhme edhe më të bukur. Bashkohuni me mokrarët, për valle dhe dolli siç vetëm ata dinë të festojnë.


