Një nga bizneset më të suksesshme në Korçë vazhdon të jetë molla e sherrit mes dy bizesmeneve të njohur Reli – Bajraktari.
Koflikte që për vite vijojnë, aq sa ditën e sotme ne komunikatën zyrtare policia e Korçës është shprehur se;
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasit A. R., 59 vjeç dhe Sh. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në ambientet e lokalit që këta shtetas kanë në bashkëpronësi, në malin Moravë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.