Moratoriumi i pyjeve ka ndikuar pozitivisht në dy drejtime. Së pari në rigjenerimin dhe shtimin e sipërfaqeve pyjore si dhe në rikthimin e kafshëve të egra në zonat e mbrojtura, të cilat për fat të keq ishin ralluar dhe rrezikonin zhdukjen.
Sipas drejtorit të Administratës Rajonale tê Zonave të Mbrojtura Korçë Gjergji Koki, e gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak të monitorimit të ketyre zonave me kamera kurth, por edhe me shërbimin satelitor, duke marrë kështu një informacion në kohë reale.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura për të rikthyer sipërfaqet pyjore të dëmtuara ka filluar mbjelljen e fidanëve.
Qarku i Korçës ka në total një sipërfaqe prej 66 mijë hektarë zonë të mbrojtur.