Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Mbledhja në Pogradec, Rama zbulon pikat e sezonit të ri politik

    August 24, 2026

    Zjarr në Ujin e Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë bizneset

    August 24, 2026

    Zjarri pranë një hoteli në Vlorë vihet nën kontroll

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Mos u dorëzo, mendo për mamin”/ Rrëqeth nëna e 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT, rrëfen momentet e fundit të të birit: Më kërkoi të shtrihesha pranë tij e ta përqafoja, por…

    Aktualitet January 23, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëna e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në News24, duke ndarë me publikun të gjithë kalvarin që kaloi djali i saj në Spitalin e Korçës dhe QSUT. Ajo akuzon mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit.

    Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e dërguan atë në shtëpi. Më 29 dhjetor, pasi gjendja e djalit nuk përmirësohej, ata shkuan përsëri në spital, ku pas disa vizitave, djali u shtrua. Sipas nënës, Leo kishte dhimbje të vazhdueshme barku, diarre, dhe të vjella.
    Roveta tregon momentet e fundit të jetës së Leos, i cili sipas saj, ndërroi jetë në duart e dajës së tij.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Leo kishte një djegie të paparë në trup dhe donte të zbulohej. Po digjej, kam zjarr më thoshte. Ia thamë doktoreshës por nuk bëri asgjë. Djali e pashë që i kishte duart e ftohta dhe goca ka marrë në një lokal ujë të ngrohtë që t’ia vinim në këmbë dhe duar. Në një moment Leo u ngrit i trembur. I thashë çfarë ke bir i mamit? Asgjë më tha mos ki frikë se asgjë nuk kam. Mos qaj se nuk ka asgjë më tha djali. Më kërkoi të shtrihesha pas tij. I thashë është turp të keqen mami se ka njerëz.

    Mami të lutem shtrihu pas meje më lër të të puth, më puth, më shtrëngo fort po më thoshte djali. U shtriva pas djalit dhe po e përkëdhelja, nuk e dija që po i plotësoja dëshirat e fundit. Nuk zgjati shumë. Bëri një frymëmarrje jo të mirë. I thërrita Leo bir çfarë ke? Më tha nuk mbushem dot me frymë. Lajmërova direkt, nuk erdhi doktoresha por erdhi një infermiere me një matës oksigjeni në dorë. Ia vendosi në dorë dhe matësi nuk punonte në dorën e Leos. Leo kaloi një krizë, i kërcyen sytë përpjetë.

    Në atë moment kemi thirrur si të marrë. Një zotëri ka ardhur nga një dhomë tjetër, na nxorrën me dhunë jashtë mua dhe tim vëlla. Kur më pa vëllai që po ulërija hyri me forcë. Një zotëri tjetër mori bombolën e oksigjenit, e vendosën aty dhe vetëm i thërrisnin Leo shtrëngo dajën, Leo mendo për mamin. I luteshim të bëhej i fortë, por Leon ma kishin shkatërruar, ma neglizhuan”, ka rrëfyer ajo.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mbledhja në Pogradec, Rama zbulon pikat e sezonit të ri politik

    August 24, 2026

    Zjarr në Ujin e Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë bizneset

    August 24, 2026

    Zjarri pranë një hoteli në Vlorë vihet nën kontroll

    August 24, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Mbledhja në Pogradec, Rama zbulon pikat e sezonit të ri politik

    August 24, 2026

    Zjarr në Ujin e Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë bizneset

    August 24, 2026

    Zjarri pranë një hoteli në Vlorë vihet nën kontroll

    August 24, 2026

    Gjendet thika e përdorur në vrasjen e turistit në Ksamil

    August 24, 2026

    Tano Banushi dhe historia e mjeshtrit të madh të skenës

    August 24, 2026

    Vrasja e komandantit rus: Kush është 32-vjeçarja e arrestuar

    August 24, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të dendura shiu dhe breshër në fushën e Maliqit

    August 23, 2026

    Kapshticë: Mbi 30 mijë persona largohen drejt Greqisë në 4 ditë

    August 23, 2026

    Moti në Korçë: Reshje të dendura shiu dhe stuhi në qytet

    August 23, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Korça me bilancin më negativ në vend: 265 vdekje më shumë se lindje

    August 18, 2026

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.