Rreth 500 familje në fshatin Belorta prej rreth 1 jave nuk kanë ujë të pijshëm.
Reshjet e shiut që përfshinë juglindjen dëmtuan depon e ujit të këti fshati. Alternativa e vetme sipas banorëve është mbushja e ujit në burime apo edhe në familje të cilët kanë hapur puse.
Banorët thonë se fshati e ka pasur problem mungesën e ujit por nga ana e institucioneve muk është zgjidhur asnjëherë.
Fatkeqësia natyrore dëmtoi tubacionet e ujit duke shkaktuar dëme të shumta në ujësillësin e këtij fshati.
Apeli i banorëve është zgjidhja e këtij problemi në mënyrë të menjëhershme.


