Temperaturat në qarkun e Korçës dhe në të gjithë vendin pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme gjatë fundjavës, duke ndërprerë valën e ditëve të nxehta që kanë përfshirë territorin së fundmi.
Sinoptikani i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elvi Jahaj, ka bërë të ditur se masat ajrore të lagështa që pritet të hyjnë në territorin e Shqipërisë këtë të premte do të sjellin reshje shiu, të cilat do të jenë më të pranishme në zona të caktuara.
Sipas parashikimeve për zonën e Korçës, ndryshimi i motit pritet të shoqërohet me shtrëngata dhe breshër, duke sjellë një destabilizim të përkohshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme.
Foto ilustruese.


