Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Motra e Egli Progës akuza të forta ndaj Ministrit të Brendshëm: “Përdhosët kujtimin e vëllait tim, nuk do të ketë paqe pa drejtësi”

    Aktualitet January 19, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Motra e Egli Progës, i cili u vra në një ngjarje të rëndë në Pogradec, ka publikuar një letër të hapur drejtuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ajo e akuzon atë dhe institucionet që drejton për shtrembërim të ngjarjes, fshehje provash dhe mosveprim ndaj një bande kriminale që dyshohet të ketë lidhje me persona me influencë.

    Në letrën e saj, ajo thekson se Policia e Shtetit dështoi në kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar dhe shton se provat u zhdukën me qëllim të manipulimit të ngjarjes. Sipas saj, autorët e vrasjes, Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan Shkulaku, u lanë të lirë të largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe u dorëzuan vetëm pas ndërhyrjes së njerëzve të lidhur politikisht.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ajo akuzon Ministrin Hoxha për tentativë të ndikimit të paligjshëm në hetimet dhe kërkon kthesë ligjore nga ana e tij, duke paralajmëruar se do të vijojë betejën për drejtësi. Në fund, motra e viktimës i drejton një pyetje personale Ministrit: “Çfarë do të bëje ti, nëse një njeri i dashur për ty do të masakrohej dhe autorët do të liheshin të iknin pa u kapur nga Policia?”

    Deklaratat e saj kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi trajtimin e çështjes nga autoritetet dhe veprimet e Policisë së Shtetit në këtë rast.


    Letra e Jonida Progës;

    Dy fjalë për Ministrin e Brendshëm

    Ti, Ervin Hoxha, që përdhos “ngjarjen e Pogradecit” bashkë me vëllanë tim, lexo dy fjalë nga

    motra e Egli Progës, që vajton çdo ditë për të. Që kërkon drejtësi!

    Ti, Ervin Hoxha, ministër me ofiqe shteti  s’mund të

    tallesh me vëllanë tim nën dhe, sikur ai nuk u vra nga një bandë kriminelësh, sikur Egli nuk u

    masakrua nga një bandë gjobëvënësish, nga një bandë me lidhje në polici, nga disa banditë me

    lidhje në drejtësi, me njerëz deri lart në qeveri.

    Policia jote dhe e Rrumbullakut përdhosi kujtimin e vëllait tim në gusht,  kur shtrembëroi dhe

    fshehu faktet. Ti, me paturpësi të pajustifikueshme, shkruan dhe e bën përsëri sot.

    Policia jote nuk i kapi kriminelët Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan

    Shkulaku kur masakruan vëllanë tim. I la të lirë të iknin.

    Policia jote nuk izoloi vendin e ngjarjes, por i la që provat të pastroheshin dhe zhdukeshin

    bashkë me to edhe autorët deri pas mesnate, kur u dorëzuan vetë me negociatorë ‘nga lart’.

    Policia jote nuk e gjeti maskarain Denis Meçe derisa atij i doli gjumi dhe e dorëzoi në polici daja

    i tij, maskarai tjetër me lidhje politike. Valter Gora quhet, a e njeh?

    Policia jote (të paktën njëri inspektor policie) e Pogradecit është e akuzuar nga prokuroria për atë

    që ti e quan “dallgë e madhe dezinformimi”. Unë do akuzoj më shumë se një polic, shumë shpejt.

    Policia jote dështoi në mënyrë të turpshme për kapjen në flagrancë të kriminelëve kur kjo u pa

    live në TV (si iku me makinën e krimit në sy të policëve Arjan Manellari?), ndërsa ti tentove

    atëherë dhe vazhdon sot të njëjtin avaz mashtrimi.

    A mos po tenton të ushtrosh ndikim të paligjshëm me këtë deklaratë ndaj atyre që po bëjnë

    hetimin ti, Ervin Hoxha?

    Një vrasje që ndodhi në sy të Policisë që ti mbron, është një vrasje që të implikon ty nëse nuk

    bën kthesë ligjore për të bashkëpunuar me prokurorinë dhe nuk bën kthesë publike për t’i

    kërkuar falje të gjithëve për këtë dezinformim të poshtër. Ata ishin një bandë gjobëvënësish që

    pogradecarët kanë frikë të tregojnë vetëm se ti dhe shokët e tu i mbroni me këto deklarata të

    ngrohta për ata.

    Ty dhe Rrumbullakut që mendon se shpëtoi nga deklarata e datës 14 gusht, duke ikur fare nga

    Policia, ju siguroj se të gjithë ata që vranë vëllanë tim, katër janë në burg dhe të gjithë të tjerët që

    ndihmuan në vrasjen e tij me fshehjen e provave dhe që e dhunuan kujtimin e tij pas vdekjes, nuk

    do kenë paqe për sa kohë unë jam e gjallë.

    Në fund, kam një pyetje për ty si njeri e jo si ministër. Nëse një njeri shumë i dashur, do të masakrohej në një lokal nga katër banditë, çfarë do bëje, nëse ata nuk do kapeshin

    nga Policia, por do liheshin të iknin live nga vendi i krimit?

    Nëse ti nuk vendos të përgjigjesh, do të përgjigjem unë pa vonesë ligjërisht.

    Bëje lajm dhe më jep titull

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.