Kolibri.al solli pak më parë problemin e ujit të pijshëm në fshatin Libonik të qytetit Maliq.
Prej 4 ditësh banorët e fshatit Libonik vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, por menjëherë pas publikimit të lajmit ka reaguar Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Korçë ku shprehet se problemi ka ardhur si pasojë e rikonstruksionit të stacionit të pompave.
Ja reagimi i UKK;
“Lidhur me lajmin e postuar, ju bëjmë me dije se mungesa e ujit të pijshëm vjen si pasojë e rikonstruksionit të stacionit të pompave, jo si pasojë e një defekti. Momentalisht jemi duke e menaxhuar situatën, për ta bërë sa më efikas furnizimin me ujë”.