Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Myslimanë e të krishterë falen bashkë, historia e bashkëjetesës fetare në Devoll

    Devoll July 21, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Toleranca fetare është një nga shtyllat kryesore të bashkimit dhe unitetit të ne shqiptarëve.

    Ne ndodhemi sot në Malin e Dobergorës, që në shqip do të thotë Mali i Mirë e ndërtesa e cila është mbrapa meje është një vakëf i cili shërben për besimtarë myslimanë e të krishterë ku bashkë luten e falen.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ky vakëf është ndërtuar përpara 300 vitesh, i cili do të amortizohej për shkak të kohës dhe rikonstruktohej vitet e fundit nga disa vullnetarë të zonës së Arrzës dhe Korçës. Brenda saj shihen qartë simbole të dy besimeve, të krishterë dhe islame. Banorët e zonës tregojnë të gjithë besimtarët vijën e vizitojnë këtë vend.

    “Mysliman jam unë. Nuk e kam problem që vijnë e të krishterët. Këtu janë 4 fe. Myslimanë, kristianë, bektashinj e katolike. Të katërt sikur të vijnë bëjnë sevap. Vijnë shumë, gjallë në botë nuk e kam problem madje e kemi kënaqësi kur vijnë. Këtu mbushet plot. Bëhemi bashkë”- u shpreh Bujar Hysolli banor i Arrzës.

    “Të them të drejtën ky vakëf i ka bërë mirë edhe të krishterëve, edhe myslimanëve, edhe ortodokseve dhe njerëzve të feve të tjeraKa dhe histori që dihen nga njerëzit e kanë qenë të prekshme në një farë mënyre, gjithmonë besimi është i shtuar në këtë vakëf”- theksoi Andon Braholli.

    Një nga qytetarët që kontribuoi në restaurimin e ndërtesës tregon se sa i rëndësishëm është ky objekt kulti për bashkëfshatarët.

    “Ata kanë qenë bashkë, nuk pati nevojë për përpjekje. Ashtu i gjetëm, ashtu i stimuluam për të shkuar kësaj rruge, ashtu po shkon historia e këtushme. 2:02 kështu kemi lindur, kështu kemi jetuar besoj kështu do vazhdohet me këtë bashkimi, uniteti. Është e jona, na bën të ndihemi mirë, është e shëndetshme për shoqërinë tonë”.

    “Kryetari i Shoqatës kombëtare “Devolli”, tregon se ky vend është shëmbëllimi i kulturës dhe traditës se vërtetë shqiptare.

    “Të gjithë vijnë, ky është vend që tregon më se miri tolerancën fetare të këtij vendi edhe zonës. Arrza është vend mysliman e është e rrethuar me fshatara ortodokse, Qyteza, Sinica e Dardha e gjithashtu e me një vend bektashi si Nikolica. Të gjithë këta njerëz kanë gërshetim. Ky vend i mbledh të gjithë. Në 20 Gusht vijnë e nga Korça e nga Devolli “- shprehet Guri Seferi, Kryetari i Shoqatës kombëtare” Devolli”.

    Shprehja e atij që cilësohet si Homeri shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta merr kuptim pikërisht në këtë vend.

    “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026

    Aksident në unazën e Korçës, përplasen dy automjete

    September 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026

    Rezultatet e PISA 2025: Shqipëria mbetet nën mesataren e OECD

    September 9, 2026

    Konflikti në Shkodër: Humb jetën 24-vjeçari, dy të plagosur

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026

    Aksident në unazën e Korçës, përplasen dy automjete

    September 8, 2026

    Nertil Jole kërkon prani të përhershme të të zgjedhurve në Korçë

    September 8, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.